E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aprlia Scarabeo, 12 vjet sukses

09/06/2005  Nuk mund të kalohen me një ceremoni të thjeshtë 250 mijë motora të linjës Aprilia Scarabeo të shitura deri më sot, 13 vjet që nga prezantimi i modelit të parë. Duket se motorat e qytetit janë shumë në modë, falë edhe linjave dhe komfortit që ato ofrojnë. Por edhe për teknologjinë moderne, sigurinë në rrugët e qytetit, qëndrueshmërinë.

Për herë të parë Aprilia Scarabeo është prezantuar në shtator të vitit 1993 në versionin 50cc. I përshtatshëm si për burra ashtu edhe për gratë, ky model po kërkohet gjithnjë edhe më shumë nga të rinjtë duke u kthyer kështu në një nga skuterat me rrota të larta më të kërkuar.

Me kalimin e viteve atij i është rritur edhe cilindrata, por megjithatë ka ruajtur të njëjtën formë dhe linjë elegante. Siguria dhe rehatia janë në nivele maksimale falë edhe një sërë detajesh teknike dhe stilistike që mbeten unike në botën e motorave.

Aprilia Scarabeo është një shembull shumë i mirë i modelit klasik dhe modern në të njëjtën kohë, me detaje luksoze, strukturë të kromuar dhe me e pajisur me teknologjinë e fundit. Mund të përdoret shumë lehtë edhe nga fillestarët,.

Komforti është i garantuar si për drejtuesin ashtu edhe për pasagjerin, shala e rehatshme për të dy, jo vetëm në rrugët e qytetit por edhe jashtë tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›