E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Avokatisë pranohet në Evropë

Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqiptare është pranuar javën e kaluar si anëtare me statusin e vëzhguesit në Këshillin e Dhomave të Avokatisë dhe Shoqatave Ligjore Evropiane (////ÇBE). Lajmi konfirmohet nga kryetari i kësaj dhome, avokat Maksim Haxhiaj, i cili mori pjesë në seancën plenare të këtij këshilli të mbledhur në Budapest të Rumanisë. ///ÇBE është një organizatë ndërkombëtare e themeluar më 1960-ën, e cila përfaqëson interesat e më shumë se 700 mijë avokatëve evropianë, nëpërmjet shoqatave ligjore të 31 vendeve që janë anëtare të plota dhe 6 vendeve me status vëzhguesi. ///ÇBE-ja bashkëpunon ngushtë me Komisionin dhe Parlamentin Evropian, nëpërmjet hartimit dhe rishikimit të legjislacionit evropian, duke përfshirë edhe dhënien e rekomandimeve për ndryshimin e aspekteve procedurale të Gjykatës Evropiane të Luksemburgut dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›