E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, pranga njerkut për përdhunim

Njerku nën akuzë për përdhunim. I dënuar një herë për vjedhje, një 28-vjeçar rrezikon të dënohet sërish. Policia e Elbasanit njoftoi se ka arrestuar Artur Ramazanin, pa asnjë klasë shkollë, pasi dyshohet se dy javë më parë ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me vajzën e gruas së tij. Arrestimi është bërë të martën rreth orës 23:30 të mbrëmjes në lagjen "Brigada e 17 Sulmuese" ku jetonte Artur Ramazani. Vajza 14-vjeçare e gruas me të cilën Ramazani bashkëjetonte e ka denoncuar për tentativë marrëdhëniesh seksuale jashtë vullnetit të saj. N. B. lindur në Librazhd, jetonte bashkë me të ëmën e saj A. X., 30 vjeç, dhe me 28-vjeçarin, Ramazani. Ngjarja ka ndodhur në mesin e muajit që kaloi në shtëpinë e tyre. Gjatë denoncimit në polici vajza ka pohuar se njerku ishte përpjekur të kryente marrëdhënie seksuale, duke përdorur forcën. Rasti në fjalë e çon në tre precedentin e ngjarjeve të tilla në Elbasan. Rreth 8 muaj më parë, në fshatin Tregan një tjetër 28-vjeçar kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare, ndërsa në Gramsh babai përdhunoi vajzën e mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›