E Diel, 1 Nëntor 2026

Pinë helm, vdes një nga motrat

Vdes njëra nga dy motrat të cilat u vetëhelmuan me fostoksinë të martën. Pas përpjekjeve të mjekëve si dhe të familjarëve, njëra prej dy motrave të helmuara ka gjetur vdekjen në spital. Burimet spitalore të Fierit bëjnë të ditur se Flutura Metohu, 22 vjeçe, ka ndërruar jetë në orët e vona të natës, duke u gdhirë e mërkurë. Shkak i vdekjes ka qenë intoksikimi dhe sipas mjekut Kilo Stoja për shkak të sasisë së madhe të lëndës toksike që kishte përdorur, vajza nuk kishte pasur shpresa të mbijetonte, pasi i ishte shkatërruar aparati tretës dhe sistemi nervor. Një kat më sipër në repartin e patologjisë së spitalin e Fierit, motra e viktimës kishte kaluar rrezikun për jetën, por u rrezikua kur është përballur me lajmin tragjik të humbjes së motrës. Mjekët tregojnë se e kanë pasur mjaft të vështirë kontrollin psikik të Olimbi Metout, motrës së 22-vjeçares së vdekur, pasi ajo kaloi krizë nervore. Policia e Fierit ka nisur hetimin për këtë ngjarje dhe ka marrë në pyetje edhe motrën e viktimës. Deri tani policia nuk e ka gjetur arsyen e helmimit të dy motrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›