Dhoma e Tregtisë: 13 kërkesa antikrizë
Pas një heshtjeje të palogjikshme, por që më pas u kuptua, vjen reagimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, organizmit zyrtar që mbron interesat e bizneseve, të cilat po ndjejnë gjithnjë e më shumë krizën ekonomike. "Kërkesat tona për të frenuar impaktin negativ të krizës botërore vijnë pas një studimi të hollësishëm të situatës ku ndodhemi. Ato janë serioze dhe me baza të qëndrueshme", u shpreh kreu Gjokë Uldedaj, i cili në kuadër të mbledhjes së Asamblesë për të diskutuar rezultatet e vitit 2008, gjeti rastin të paraqiste një sërë propozimesh. Në plan të parë, biznesi i Tiranës kërkon legalizimin e aseteve, masë që i injekton ekonomisë vlera të mëdha monetare. Disa nga propozimet e Dhomës së Tregtisë lidhen me rishikimin e politikave të TVSH-së, ku në plan të parë shihet heqja e kësaj takse për makineritë, si dhe kreditimi për disa pajisje të tjera që blihen nga ndërtimi, fasonët dhe bujqësia. Kjo e fundit vlerësohet nga biznesi me shumë rëndësi, si pasojë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi nga qeveria më shumë investime. Një pikë tjetër lidhet me vlerësimin e biznesit të vogël, i cili duhet të kryhet mbi baza reale, kurse për disa sektorë, si ndërtimi, duhet të rishikohet VKM-ja për pagat e referencës. Në total janë 13 kërkesa të bëra publike dje nga Asambleja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ku mes tyre ishin krijimi sa më i shpejtë i Qendrës Kombëtare për Licencimin, liberalizimi i lejeve të ndërtimit, si dhe një zgjerim të skemës për ndërtimin e 6 mijë apartamenteve për të pastrehët. Për të gjitha këto kërkesa, qeveria ka kthyer në një farë mënyre përgjigje, të cilat nuk janë dukur në të njëjtën linjë me biznesin. Për qeverinë, Shqipëria nuk është në krizë, kurse biznesi ka pikëpamje tjetër. "Edhe pse jemi të mendimit se kriza në Shqipëri është më tepër e perceptuar se sa e jetuar realisht, mbështesim idenë që duhen marrë masat e duhura për nxitjen e sektorëve që në mënyrë indirekte janë prekur", theksoi kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Dhoma e Tregtisë
Rritja e anëtarësimit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me 70 për qind në 2008, për kryetarin Gjok Uldedaj është arritur falë përmirësimit të shërbimeve ofruar komunitetit të biznesit. "Gjatë vitit 2008, Dhoma e Tregtisë synoi që të hapë dritare të reja komunikimi, jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe me ato vende që pak e njohin Shqipërinë, me dëshirën për të sjellë sa më shumë investitorë strategjikë në vendin tonë", u shpreh Uldedaj. Gjatë vitit 2008, Dhoma arriti të hapë zyrën e saj të përfaqësimit në Kosovë, e cila më pas u pasua me çeljen e përfaqësive të reja në Kavajë e duke u kulmuar më parë me hapjen e zyrës në Torino. Një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të Dhomës kanë qenë forumet e biznesit dhe pjesëmarrja në panaire ku prezantohen më së miri produktet "Made in Albania" të zhvilluara në shtete të ndryshme të botës, Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra, Anglia, Izraeli etj. Duke folur për politikat e qeverisë, Uldedaj u shpreh se, "ne kemi mundur të jemi zëri i duhur në të gjitha iniciativat ligjore që kanë lidhje me biznesin". Sipas tij, disa nga reformat e marra nga qeveria janë kontribut i diskutimeve dhe i propozimeve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, tashmë me traditë 150-vjeçare.
Kërkesat e biznesit
1. Të ngrihet një komision antikrizë i nivelit të lartë, të përfaqësuar nga biznesi, Banka e Shqipërisë, qeveria, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë
2. Të vihet në funksionim sa më parë Qendra Kombëtare e Licencimit
3. Të vlerësohet sa më parë legalizimi i aseteve tregtare
4. Të hiqet TVSH për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikes bujqësore dhe të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive. Të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura
5. Për ndërtimin e 6 mijë apartamenteve për të pastrehët, kërkojmë që nisma të thellohet, duke favorizuar familjet që blejnë shtëpi për herë të parë (për sipërfaqe deri në 90 m²) dhe ku shteti të mund të marrë përsipër së paku 3 për qind të interesit të kredisë (për blerjet e realizuara deri në maj 2010). Po për të njëjtën kategori dhe për të njëjtën periudhë të hiqet edhe taksa hipotekore
6. Të liberalizohen lejet e ndërtimit
7. Të hiqen pagat e referencës për sektorët e ndërtimit, të prodhimit dhe për biznesin e vogël
8. Të investohet në drejtim të promovimit efektiv të resurseve natyrore të Shqipërisë dhe avantazheve të ekonomisë shqiptare
9. Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë: të mbështeten programe realiste që ndihmojnë SME-të; të verifikohet me kujdes dhe realizëm efekti faktik i programeve të këtij projekti
10. Biznesi i vogël të taksohet sipas vlerës së bilancit të thjeshtë të pranuar një vit më parë dhe diferencat të kalibrohen në momentin e dorëzimit të bilancit të vitit në vazhdim. Në këtë kuadër të gjenden dhe të aplikohen me shpejtësi instrumentet që i japin fund praktikes së pakuptimtë, abuzive dhe të dëmshme sipas së cilës pushteti lokal i takson këto biznese sipas një bilanci të supozuar dhe përherë më të lartë se ai reali
11. Të kreditohen me kredi të buta kompanitë që vendosin të aplikojnë standardet ISO
12. Të investohet në drejtim të promovimit efektiv të produkteve bujqësore dhe blegtorale shqiptare
13. Të vazhdohet më tej në procesin e nisur të përmirësimit të klimës së biznesit
Kriza
Zëvendësministrat Mima dhe Bozdo: Disa sektorë po tkurren. Keq eksportet
"Biznesit i ofrojmë investime
publike dhe rimbursim TVSH-je"
Kontradiktat për rritjen ekonomike të vendit dhe ecurinë e saj vazhdojnë të theksohen edhe më shumë nga zyrtarë të qeverisë, të cilët e kanë vështirë të pranojnë dobësimin e aktivitetit privat. Si rrallëherë, dy zëvendësministra, i Financave dhe ai i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zhvillonin një konferencë të posaçme mbi arritjet e dymujorit të parë 2009. Pasi folën për zhvillime deri diku pozitive, u theksua edhe një herë plani i qeverisë për antikrizën. "Investimet publike, rimbursimi në kohë i TVSH-së, si dhe disa masa lehtësuese për fasonët, janë disa politika të marra nga qeveria për t‘i garantuar biznesit qëndrueshmëri", u shpreh zëvendësministri i Financave. Njëzëri, Florion Mima dhe Eno Bozdo thanë se niveli i ekonomisë është i kënaqshëm dhe se dy muajt e parë të vitit e konfirmuan atë. Por ka një problem, të pranuar nga dy zëvendësministrat: kemi rënie të eksporteve dhe tkurrje të aktivitetit për disa sektorë të ekonomisë. "Eksportet po performojnë pothuaj në të njëjtin ritëm si vitin e kaluar. Shikohet një rënie e lehtë në eksportet shqiptare (minerale, gurë, bimë mjekësore, dru etj.), kurse fasonët nuk kanë pësuar rritje të aktivitetit", u shpreh zëvendësministri i Financave, Mima. Sipas Bozdos, "politikat ekonomike dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria kanë qenë të drejta dhe se kanë shërbyer si amortizatorë të fuqishëm për reduktimin thuajse në minimum të ndikimit në ekonominë shqiptare të krizës ekonomike botërore". Numri dy i METE-s pranoi një rënie edhe të importeve, sa i takon vlerës, ndërsa në sasi nuk ka ndryshim nga viti i kaluar. Lidhur me të ardhurat e dymujorit, të cilat nuk janë bërë ende publike, zyrtarët thanë se "janë përgjithësisht në linjë me planifikimin".
Duke u ndalur te situata jo pozitive e tregtisë me jashtë, nga të dy zëvendësministrat u pa me optimizëm tregtia që po kryen KESH, në drejtim të shitjes së energjisë elektrike, nga ku u sigurua 5 milionë euro. Sipas tyre, kjo vlerë kompenson humbjet në eksportet shqiptare.