Studimet në Itali, datat dhe oraret për provimin e certifikatës “CELI 3”
Jonida Tashi
Pas bërjes publike të rezultateve për njohjen e gjuhës italiane, Instituti Italian i Kulturës ka përcaktuar datat dhe oraret për provimin e marrjes së certifikatës “CELI 3”. Certifikata e gjuhës italiane “CELI 3”, që lëshohet nga Universiteti për të Huajt i Peruxhias (Università per Stranieri di Perugia) shërben edhe për të bërë kërkesën për pararegjistrim në universitetet italiane. Më poshtë po ju njohim me qendrat dhe oraret përkatëse për zhvillimin e provimit me shkrim dhe me gojë, për t’u pajisur me certifikatën e gjuhës italiane “CELI 3”, i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. Kandidatët duhet të paraqiten ditën e shtunë, më datën 7 mars 2009, sipas orarit të parashikuar pranë qendrave të mëposhtme dhe sipas vendit ku kanë kryer pagesën e taksës së regjistrimit. Provimi do të zgjasë gati katër orë. Kandidatët duhet të paraqesin në momentin e hyrjes: dokumentin e identifikimit ende të vlefshëm (pasaportë të firmosur, certifikatë lindje me fotografi ose patentën e re); laps të zi (është i ndaluar përdorimi i stilolapsit). Gjithashtu, është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë etj.,) si dhe celularë. Kandidatët për studentë njoftohen se, si për provimin me shkrim, ashtu edhe për provimin me gojë duhet të paraqiten pranë qendrës së provimit që i korrespondon vendit ku kanë kryer pagesën. Ndërsa për provimin me gojë kandidatët duhet të paraqiten pranë Institutit Italian të Kulturës sipas kalendarit në vazhdim.
19 Shkurt 2009