E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edukimi ekonomiko-finaciar një sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

Edukimi ekonomiko-financiar i publikut, konsiderohet si një nga sfidat e reja për Bankën e Shqipërisë, për vitet në vazhdim. Burime nga BSH-ja, bëjnë të ditur se, vitet e fundit, Banka e Shqipërisë, është përfshirë me shumë profesionalizëm e përkushtim në sqarimin e publikut, mbi çështje të lidhura me aktivitetin e Bankës Qendrore, funksionin, objektivat e saj, si dhe rolin që ajo luan në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Aktivitetet edukuese të Bankës Qendrore aktualisht u drejtohen mësuesve dhe nxënësve të shkollave të mesme e nëntëvjeçare, studentëve e pedagogëve të fakulteteve, gazetarëve të medias së shkruar e elektronike, punonjësve socialë, si dhe të gjithëve që me punën e tyre, transmetojnë njohuri dhe përmirësojnë jetën e të tjerëve. Për realizimin e kësaj nisme, Banka e Shqipërisë po bashkëpunon edhe me institucione të tjera, si me Ministrinë e  Arsimit dhe të Shkencës, median, shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare, shkollat e mesme dhe universitetet, bankat e nivelit të dytë etj. Ekspertët bankarë shprehen se edukimi ekonomik i publikut, është një ekperiencë e re për vendin tonë, e mbështeur në standartet ndërkombëtare, të cilës Banka e Shqipërisë i kushton një rëndësi të veçantë, si faktor që ndihmon në rritjen e besueshmërisë dhe të efektivitetit të politikës monetare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›