E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i përkohshëm parlamentar verifikon mandatet e deputetëve

Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve u mblodh mesditën e sotme në selinë e kryesisë së Kuvendit dhe verifikoi mandatet e 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas rregullores parlamentare komisioni, që drejtohej nga deputeti Jemin Gjana, do të hartojë raportin për vlefshmërinë e mandateve, të cilin do ia paraqesë pasditen e sotme seancës plenare të Kuvendit. Pas verifikimit të mandateve deputetët ftohen të bëjnë betimin. Komisioni i përkohshëm përbëhet nga nëntë anëtarë ,5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Kjo e fundit nuk u përfaqësua në këtë komision për shkak të vendimit të grupit parlamentar socialist për të bojkotuar punimet e Kuvendit të ri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›