Dhoma e Tregtise, ne ndihme QKR-se
Kryetari i Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit (QKR), Tomi Kola, ka deklaruar per mediat, se afrimi nga QKR-ja i gjithe teknologjise moderne qe zoteron ne ndihme te sporteleve te Dhomave te Tregtise dhe Industrise, do te lehtesoje regjistrimin e biznesit. Sipas Koles, hapja e sporteleve te QKR-se prane Dhomave te Tregtise dhe Industrise mundeson identifikimin ne kohe reale te bizneseve te regjistruara dhe "do t'u vleje Dhomave te Tregtise edhe per vjeljen e kuotizacionit te detyrueshem per anetaresim te bizneseve prane ketyre dhomave. Ndryshimet vijne nga miratimi i projektligjit ne Keshillit te Ministrave "Per nje shtese ne ligjin nr. 9723, date 3.5.2007, "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit", ku sipas burimeve nga QKR-ja, do te lehtesoje aktivitetin e bizneseve. Ne baze te ndryshimeve, QKR-ja do te ofroje sherbimin ndaj publikut edhe nepermjet sporteleve ne Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise dhe ne Dhomat e Tregtise dhe Industrise ne qarqe. Te gjithe shpenzimet per hapjen, funksionimin dhe mirembajtjen e sporteleve, sipas burimeve te mesiperme, do te mbulohen nga Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise dhe Dhomat e Tregtise dhe Industrise ne qarqe.