E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontabilistet me standarde te reja

Keshilli Kombetar i Kontabilitetit ka deklaruar permes nje njoftimi per shtyp, se Standardet Kombetare te Kontabilitetit kane nisur te zbatohen nga te gjitha njesite ekonomike, me perjashtim te njesive ekonomike te cilat me ligj jane te detyruara te perdorin Standardet Nderkombetare te Kontabilitetit. Ketu perfshihen shoqerite e listuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere dhe filialet e tyre, subjekt i konsolidimit te llogarive, bankat e nivelit te dyte, institucionet financiare te ngjashme me bankat, shoqerite e sigurimeve dhe te risigurimeve, fondet e letrave me vlere dhe te gjitha shoqerite e licencuara per te kryer veprimtari investimi ne letrat me vlere, edhe kur ato nuk jane te listuara ne nje burse letrash me vlere, dhe njesite e tjera ekonomike te medha, te palistuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere, kur ato kane realizuar dy vitet e fundit njekohesisht keto dy kritere dhe te ardhurat vjetore mbi 1.250.000.000 leke, dhe numri mesatar vjetor i punonjesve, mbi 100 persona. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit per t'u ardhur ne ndihme njesive ekonomike qe do te zbatojne Standardet Kontabel, ka marre masat duke publikuar ne faqen e internetit te Ministrise se Financave te dhenat qe duhet te zbatohen dhe eshte ne perfundim perkthimi i Standardeve Nderkombetare te Kontabilitetit. Keshilli Kombetar i Kontabilitetit do te interpretoje dhe pergjithesoje problemet qe dalin nga zbatimi ne praktike i standardeve kontabel, te cilat do t'i paraqese ne formen e udhezimeve kontabel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›