E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e Tregtisë sensibilizon biznesin për të ndihmuar banorët e dëmtuar

Tiranë, 10 janar NOA - Dhoma e Tregtisë dhe
Industrisë Tiranë ka njoftuar sot se ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese
për biznesin anëtar dhe jo të saj për të ndihmuar në zonat e përmbytura në veri
të vendit.

Në këtë linjë në bashkëpunim me Ministrinë e
Tregtisë, Ekonomisë dhe Energjetikës, nesër, do të zhvillohet një takim me
bizneset dhe drejtuesit kryesore të Dhomës dhe Ministrisë, në shërbim të këtij qëllimi
thuhej në deklaratën për shtyp të Dhomës së Tregtisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›