E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, drekë mes banorëve të akomoduar në turizmin Rozafa

Shkodër, 10 janar NOA - Pas ndjekjes nga afër
të situatës në zonat e përmbytura, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte
sot në drekë me banorët e shpërngulur nga këto zona, të mbledhur në turizmin
Rozafa të qytetit të Shkodrës.

Ajo i falënderoi ata për bashkëpunimin në
evakuimin e familjeve të tyre të rrezikuara nga përmbytjet dhe u garantoi atyre
angazhimin maksimal për akomodimin sa më të mirë të çdo banori të shpërngulur.

Banorët e akomoduar në turizmin Rozafa, me
gratë e fëmijët e tyre, biseduan me Kryetaren e Kuvendit për situatën më të
fundit dhe masat për përballimin e saj, ndërsa falënderuan për ofrimin e
mjediseve të turizmit por edhe të mjediseve të tjera për të gjithë 
banorët e zonave të përmbytura.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›