Topalli ndjek nga afër evakuimin e personave në zonat e përmbytura

Tiranë, 10 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli ishte sot në zonat e përmbytura në Livade, ku në bashkëpunim
me forcat e ushtrisë dhe policisë, vijoi shpërndarja e ushqimeve, ujit dhe
medikamenteve.
Topalli u bëri apel e banorëve të kësaj zone,
të largojnë së pari fëmijët, gratë e të sëmurët.
Ne, deputetët, shtabi i emergjencës, ushtria
dhe policia, tha ajo, jemi të gjithë këtu për tju gjendur pranë e për tju
dhënë ujë e ushqime dhe po ashtu do të dëmshpërblejmë të gjitha dëmet e
shkaktuara nga përmbytja tha Topalli.
Në takimet me banorët Kryetarja e Kuvendit
garantoi marrjen e të gjitha masave me përgjegjësi maksimale për kapërcimin e
situatës.
Po sot Topalli ka qenë edhe në zonat e
pymbytura përgjatë Bunës në Murriqan, në Ana e Malit e në fshatra të tjerë kur ku
u takua e bisedoi me banorët dhe ndoqi nga afër evakuimin e banorëve, shpërndarjen
e ushqimeve dhe dikamenteve.
k.k/NOA