E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtuesit: Qeveria borxhlie ndaj nesh

Ndërtuesit i rikthehen edhe njëherë çështjes ende te pazgjidhur te borxhit qe qeveria i ka kompanive. Ndonëse zyrtarisht qeveria ka deklaruar se i ka shlyer detyrimet e prapambetura ndaj kompanive ndërtuese, këto te fundit flasin për një shumë gjithnjë ne rritje, qe ka arritur 10 miliard leke. Gjate një konference për shtyp, drejtori i kësaj shoqate ka denoncuar faktin se ne buxhetin e vitit 2011 nuk është parashikuar asnjë fond për shlyerjen e borxheve. Ndërtuesit njëkohësisht kërkojnë qe t'i jepet fund praktikave, ku tenderi hapet me një milion leke dhe me pas është vete kompania, e cila detyrohet te gjeje fondet për te vijuar punimet. Ky fakt i ka vene ne vështirësi marrëdhëniet mes kompanive te ndërtimit dhe bankave qe i kane kredituar. Ne rast qeveria do te vijoje te qëndrojë indiferente dhe vetëm do te premtoje për zgjidhje te situatës, ndërtuesit kërcënojnë se do te pezullojnë punën.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›