E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimet nga Vau u Dejës

Situata ne kaskaden e Drinit vazhdon te jete alarmante për shkak te prurjeve te mëdha. Ne hidrocentralin e Vaut te Dejës shkarkimet nuk ndalen për asnjë minute, duke arritur gjate natës deri ne 3 mije metër kub për sekonde. Kamera e Vizion Plus ka pare nga afër vendin e daljes se ujit, qe ne këtë rast ka qene tuneli anësor i shkarkimit. Ndonëse autoritetet nuk japin te dhëna te hollësishme, mësohet se tuneli përdoret pikërisht ne raste emergjente dhe se nga tre portat e Vaut te Dejës, vetëm njëra është e hapur. Sasia e madhe e ujit qe derdhet ne fushe ka përmbytur gjithë shtëpitë e zonës. Tashme zona ka mbetur pothuajse e shkrete. Qindra banore janë evakuuar, ndërsa shtëpitë janë drejt rrënimit se bashku me te mbjellat.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›