E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhomat e Tregtisë së Ballkanit mblidhen në Tiranë për krizën globale



Asambleja e Përgjithshme e Dhomave të Tregtisë të Ballkanit, kryesinë e së cilës e mban Shqipëria, do të mblidhet më 12 mars në Tiranë, ku çështjet kryesore që do të diskutohen do të jenë ato mbi efektet e krizës financiare ndërkombëtare mbi ekonomitë e shteteve të rajonit dhe masat që duhen marrë për të zbutur ndikimin e saj në sektorë të veçantë të industrisë, tregtisë, sistemit bankar, të shërbimeve dhe të ndërtimit. Presidenti i Asamblesë të Përgjithshme të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit dhe i Unionit të Dhomave të Shqipërisë, Ilir Zhilla, deklaroi dje për median se ky takim do të shërbejë për forcimin e lidhjeve mes Dhomave të Tregtisë të Rajonit dhe bashkëveprimin për të kontribuar me masa konkrete për të ulur efektet e krizës financiare globale në vendet e Rajonit. Kjo Asamble, mbështetet nga Dhoma e Tregtisë e Gjermanisë dhe në takimin e Tiranës do të marrin pjesë krahas autoriteteve të larta zyrtare të ekonomisë dhe financave shqiptare edhe kryetarë dhe përfaqësues të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, nga Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›