Dhuna, Platini kërcënon Serbinë e Kroacinë
BEOGRAD-Kreu i futbollit evropian, Mishel Platini, i ka tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Kroacisë se kombëtareve të këtyre vendeve mund t'iu ndalohet pjesëmarrja në ndeshjet e EURO 2012 nëse tifozët serbë e kroatë krijojnë sërish shqetësime në stadiume.
Platini ka kërcënuar se në rast të vazhdimit të trazirave do t'iu ndalohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare edhe ekipeve të klubeve. Kërcënimet e kreut të UEFA-s u bënë gjatë takimeve të tij në Beograd e Zagreb me presidentët e të dy vendeve, Tadiç dhe Josipoviç.
(d.b/BalkanWeb)