E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, SHBA, BE, OSBE, Roma thirrje për qetësi

Kështu, reaguan Ambasada e Shteteve të Bashkuara, zyra e OSBE-së dhe e Bashkimit Evropian.

 “Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima.
Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”, vijoi ai.

Ndërkohë, edhe Italia bëri thirrje për qetësim të situatën dhe distancim nga dhuna. ''Një apel për qetësi, distancim nga dhuna dhe modernizim të sjelljes'', kjo ishte ftesa e bërë nga Italia sipas deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme italiane, Maurizio Massari lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.  ''I ftojmë të gjithë forcat politike të zgjidhin përmes dialogut dhe dialektikës normale politike në Parlament çështjet e mbetura pezull sepse aktet dhe veprimet e dhunshme janë të papranueshme'', theksoi Massari.

                                                                                             2011-01-21 18:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›