E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Pogradec, një i vdekur

Aksidenti ndodhi rreth orëve të mesditës, ku janë përplasur dy automjete. Për pasojë, ka humbur shtetasit Kristo Rexholli, 39-vjeç, drejtuesi i njërit prej automjeteve.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit tjetër, Fation Hysenbegasi, 23-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Starovë.

Arrestimi i tij është bërë për shkelje të rregullave të qarkullimit, pasi ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara dhe në krah të kundër kur ka ndodhur përplasja. Ndërkohë, nga spitali i Pogradecit mësohet se gruaja e plagosur ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën./Start/

                                                                                             2011-01-21 16:20
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›