Dhuna dhe vrasjet, shpesh të stimuluara nga shtetiNga Bledar Lumani Edhe pse shteti duhet të jetë në krye të nismave për të parandaluar dhunën dhe vrasjet, shpeshherë, ndoshta dhe pa dashje, ai i ka stimuluar këto të fundit. Mjafton të përmendet kët
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Dhuna dhe vrasjet, shpesh të stimuluara nga shtetiNga Bledar LumaniEdhe pse shteti duhet të jetë në krye të nismave për të parandaluar dhunën dhe vrasjet, shpeshherë, ndoshta dhe pa dashje, ai i ka stimuluar këto të fundit. Mjafton të përmendet këtu deklarata e pak muajve më parë e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili justifikonte dhunën dhe tentativat e vrasjeve ndaj këtyre të fundit. “Duhet t’ju ofroni qytetarëve një shërbim me përulësi dhe jo me përçmim, siç ndodh aktualisht. Nuk duhet t’i detyroni qytetarët të vdesin në sallat e gjyqit nga lodhja, nuk duhet t’i detyroni që të qëllojnë ndaj jush me armë”, - tha Alibeaj para disa muajsh duke iu drejtuar gjyqtarëve.
“A keni analizuar ndonjëherë pse ndodhin këto, që qytetarët shkojnë deri në veprime ekstreme? Që qëllojnë në drejtimin tuaj në sallën e gjyqit?” - pyeti Alibeaj me ironi.
Ky qëndrim i Alibeajt solli reagimin atëkohë të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.
“Argumentet që sjell ministri i Drejtësisë duke legjitimuar dhunën fizike kundër gjyqtarëve, shembulli që solli ministri për përdorim armësh kundër pushtetit gjyqësor dhe gjyqtarëve, janë një inkurajim i hapur për vetëgjyqësi nga publiku. Një mesazh i dhënë nga ministri i Drejtësisë për inkurajim dhe legjitimim të aksioneve të dhunshme kundër gjyqtarëve mund të sjellë shumë shpejt një faturë shumë të rëndë për gjyqësorin shqiptar”, -deklaroi Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.
Ndërkohë, gjatë vrasjes së dy oficerëve të policisë në Kukës, Shkëlzen Dobrusha dhe Ramdan Hila, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, bënte deklarata që e cilësonin si një ngjarje banale vrasjen e dy punonjësve të policisë. Në momentet e para, kur asgjë nuk ishte e qartë, të gjithë prisnin informacione nga ministri i Brendshëm, ndërsa ky i fundit deklaroi se ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta dhe u përpoq ta vishte këtë tragjedi me petkun e motiveve banale. Gjithçka u përgënjeshtrua të nesërmen nga vetë policia, që pranoi se ngjarja kishte ndodhur për shkak të detyrës. Ndoshta ka ardhur çasti që zyrtarët e lartë të shtetit të jenë më të përgjegjshëm në dhënien e deklaratave, të cilat, edhe pse të bëra ndoshta pa qëllim, stimulojnë dhunën dhe ngjarjet e rëndë të ndodhura në vend.