Sandri i gëzuar që Sarkozy ndoqi shembullin e BerishësNga Antena brenda familjesSandri vazhdon të jetë i pakënaqur me heshtjen, me të cilën kanë kaluar fotot e doktorit në det. Edhe pse u përpoq që ta bënte interesant lajmin duke e krahasuar me kalim
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri i gëzuar që Sarkozy ndoqi shembullin e BerishësNga Antena brenda familjesSandri vazhdon të jetë i pakënaqur me heshtjen, me të cilën kanë kaluar fotot e doktorit në det. Edhe pse u përpoq që ta bënte interesant lajmin duke e krahasuar me kalimin e lumit Jangce prej Mao Ce Dunit, në kohën që e përflisnin se i ka marrë pushtetin gruaja, përsëri lajmi nuk u bë shumë interesant. Dhe fajin për këtë Sandri ia vuri brezit të ri që s’e ka arritur kohën e Mao Ce Dunit dhe nuk ka mbajtur stemën e tij në xhaketë. Këta të rinjtë duan ta krahasosh me liderët e sotëm. Dhe më në fund dje e gjeti shembullin. Sarkozy kishte dalë po ashtu në foto me gruan e tij të fundit, Karla Bruni, në det. Ndryshimi nuk ishte vetëm Karla Bruni, por dhe fakti që ajo ishte duke e puthur Sarkozy-në në ujë.
Sandri i hyri punës të gjente një model të ngjashëm, me qëllim që të tërhiqte vëmendjen. Me gruan e tij s’e nxirrte dot, se ajo nuk futej në ujë dhe aq më keq të dalë duke u puthur. Ky version ra. U konsultua njëherë me Fevziun.
- Si t’ia bëj mo burrë, - tha, - që të them, pas Berishës dhe Sarkozy pozon në det me Karla Brunin?
- Interesante është, se janë të dy dhe frankofonë, - tha Fevziu. - Nuk e kam këtu me vete këtë numrin e Karla Brunit ta pyesja, se e kam takuar një herë në Milano, kur ishte këngëtare. U takuam te një butik i shtrenjtë, se unë do blija një kostum dhe kjo po shihte për një bizhu. Ma dha numrin, po s’di ku e kam lënë, që ta pyesja një herë, si mund ta bënim interesant këtë lajmin, se ajo merr vesh. Se ajo i bën këto fotot, se Sarkozy s’merr vesh. E kam takuar disa herë në avion, është kot fare. Ja, manipulon mediet kështu si Ed Rama, po s’ka ndonjë popullaritet real.
- Ah ç’më çave k… me gjithë këto fjalime, unë them si ta bëjmë interesant që të themi shembullin e doktorit e ndjek dhe Sarkozy, ti më tregon ku ke takuar Karla Brunin.
- Po s’e di mo burrë, po me femër doktorin s’e nxjerr dot tani. Vetëm po e nxorëm me Ilir Metën, dhe të themi negociatat për qeverinë nisin në det.
- Ah, kjo qenka ide e bukur, po kam frikë se ky Ilir Meta nuk qëndron dot dy orë në ujë, vetëm po i futëm Ylli Dylgjerin poshtë si kamerdare.
- Po jo mo burrë, se nuk i zgjat dy orë negociatat doktori, dy minuta i ka, do ta pyesë kë, do t’ia japë, dhe kaq. ǒi duhen negociatat doktorit? Kush do t’i bëjë sherr nga të vetët? S’kanë bërë sherr në Gjermani që ishte koalicion i madh, jo këtu. Më tha Merkeli njëherë: “Për dhjetë minuta e mbyllëm koalicionin”, - tha. Këtu s’ka kush nxehet mo burrë, mos ki merak.
- Mirë e ke, - tha Sandri. - Po fusim foto Meta dhe Berisha në det dhe foton tjetër Sarkozy-në me Karla Brunin.
- Jo mo burrë, se duken si çift homoseksualësh këta tanët pastaj, se ka dalë dhe ligji tani.
- Po pra, po, harrova fare, se ky doktori na harroi. Gjithë fushatën u ngjir duke thënë që Rama është homoseksual, tani shkon bën ligj dhe ligjin ka me ia dërgu Jozefinës që u ngjir në fushatë si katolike e devotshme për të mbrojtur vlerat e familjes dhe martesës. Bëri dhjetëra mitingje për nënën, dhe tani do quajë nënë të fëmijëve të adoptuar një homoseksual.
- Hajt mo burrë, se i fut një shkurt doktori që ishte fushatë ajo, ashtu flitet në fushatë dhe i bie shkurt. Nuk vret mendjen për këtë ai. Nejse, ti nxirre njëherë foton, me diciturën: “Berisha çon politikanët drejt detit” dhe fut Metën dhe Sarkozy-në me Karlën. Si s’e kam këtë numrin e Karlës ta njoftoja një herë mo burrë, se ma pat dhënë atëherë kur e takova tek ai dyqani.
- A ti je k.., akoma te Karla e ke mendjen, e ka gjet burrin ajo, kur e ke takuar ti, ka qenë beqare. Thuaj mos na e merr si provokim doktori që duhet të heqë dorë nga familja, ngaqë e akuzojnë për familje në pushtet. Hajt po e botojmë një herë.