E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës heton dyshimet për trafik organeshNga Këshilli i Evropës ka nisur hetimet për dyshimet për një trafik të mundshëm organesh të qytetarëve serbë, që dyshohet se është kryer nga UÇK gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999.

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës heton dyshimet për trafik organeshNga

Këshilli i Evropës ka nisur hetimet për dyshimet për një trafik të mundshëm organesh të qytetarëve serbë, që dyshohet se është kryer nga UÇK gjatë luftës në Kosovë, 1998-1999.

Raportuesi special i KE për hetimet, Dick Marty, po zhvillon një vizitë në rajon në lidhje me këtë çështje. Pas vizitës në Beograd, ai vizitoi dje dhe pardje Tiranën, ku u takua me ministrin e Drejtësisë dhe ministrin e Brendshëm. Takimet u bënë pa praninë e gazetarëve. Palët nuk folën për mediet as pas përfundimit të bisedimeve.

Historia e dyshimeve për trafik organesh të qytetarëve serbë zë fill pas botimit të kujtimeve të ish-kryeprokurores së Hagës, Karla Del Ponte, vitin e kaluar, ku ajo thotë se gjatë hetime për krime lufte ajo mësoi se 300 serbë ishin rrëmbyer dhe vrarë për trafik organesh. Rrëmbimi, sipas saj, ishte bërë nga luftëtarët e UÇK dhe viktimat ishin transportuar në Shqipëri në fshatin Guri i Bardhë i rrethit të Matit.

Tirana dhe Prishtina e kanë mohuar në mënyrë kategorike ekzistencën e trafikut të organeve, duke i konsideruar deklarimet e zonjës Del Ponte si trillime. Edhe përfaqësues të Gjykatës së Hagës të ardhur në Shqipëri kanë arritur në përfundimin se nuk ka patur prova konkrete për një trafik të mundshëm organesh.

Zyrtarët serbë thonë se i kanë dorëzuar një hetuesi evropian prova që sipas tyre tregojnë se luftëtarët e ish-UÇK kanë rrëmbyer serbë dhe u kanë hequr organet, të cilat i kanë shitur në tregun e zi. Në tetor të vitit të kaluar për këtë çështje erdhi në Tiranë edhe prokurori serb i krimeve të luftës, Vladimir Vukçeviç.

Një zëdhënës i prokurorit të Serbisë për krimet e luftës tha se zyrtarët ia paraqitën provat senatorit zviceran, Dick Marty, i cili drejton një hetim të ndërmarrë nga Këshilli i Evropës për këtë çështje.

Gjatë vizitës dyditore në Beograd senatori Marty u takua me prokurorin Vladimir Vukçeviç, i cili në tetor të vitit të kaluar bëri një vizitë në Shqipëri në lidhje me këtë çështje.

Dick Marty është senatori zviceran që kryeson delegacionin e Këshillit të Evropës, që do të raportojë përpara Asamblesë Parlamentare të KE për hetimet.

Pala shqiptare është treguar e hapur për hetime ndërkombëtare, por jo për hetime të njëanshme serbe.

Dick Marty njihet si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›