Sandri kërkon foton e Mao Ce Dunit në lumin JangceNga Antena brenda familjesFotografitë e doktorit në Dhërmi duke notuar për plot dy orë e tri minuta e futën Sandrin në mendime. Doktori, i cili e ka pas urryer detin dhe s’ka shkuar kurrë për pushime
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri kërkon foton e Mao Ce Dunit në lumin JangceNga Antena brenda familjesFotografitë e doktorit në Dhërmi duke notuar për plot dy orë e tri minuta e futën Sandrin në mendime. Doktori, i cili e ka pas urryer detin dhe s’ka shkuar kurrë për pushime në det, po bën mrekullira. Pasi ndaloi gjithë varkat me vela, jahtet, varkat e vogla, pra, pasi e pastroi detin nga çdo mjet lundrues, më në fund vendosi të futej vetë në të. Me një kamerdare poshtë vetes dhe dy roje me jelek shpëtimi në krah ai u fut sërish në detin e Dhërmiut. Fotografitë e kujdesshme të Sandrit nuk fshehin dot, as jelekët e shpëtimit të rojeve, as paditurinë e doktorit për detin.
Për këtë arsye Sandri vendosi ta bënte interesante futjen e doktorit në det. Pyeti Fevziun, si njeri që merr vesh më shumë nga jeta e udhëheqësve.
- E ka bërë ndonjë tjetër këtë rekordin e doktorit? - i tha Fevziut Sandri.
- Nuk e di tamam, por më pat thënë një herë Kofi Anani, kur e kisha në avion në biznes klas, ndërsa shkoja në Afrikë të Jugut, që Mao Ce Duni ka qenë notar i madh. S’e di, të pyesim ndonjë nga këta politikanët që e njeh mirë Kinën. Në fakt, Xhorxh Bushi e ka pas njohur shumë mirë, ai i vjetri, dhe kam rastisur me të një herë në avion, po s’e pyeta dot për Mao Ce Dunin. Nuk di si mund t’i gjejmë ndonjë lidhje ta pyesim.
- A ti je k…, na çon deri te Xhorxh Bushi, pse pak shqiptarë kemi ne që kanë njohur Mao Ce Dunin. Ja pyesim Ramiz Alinë, se ai e njeh mirë, e ke dhe mik.
- Ah po, harrova që dhe Ramizi i njeh këta kinezët. Foli vetë atij, se s’ia vlen të merrem me të.
Sandri e mori në telefon.
- Shoku Ramiz, Sandri të shqetëson, - i tha. - Ku je mor burrë, se kemi kohë pa të parë? Desha të të pyes pak për Mao Ce Dunin, se ti e ke njohur.
- Nga afër nuk e kam njohur, - i tha Ramizi, - por di plot gjëra për të.
- S’ka problem, o burrë, se më shumë se unë di. Sa e ka pas rekordin në not Mao Ce Duni?
- E ka tri orë, por e ka bërë nga halli. E ka bërë në vitin 1967.
- Po pse, çfarë halli kishte?
- Po filloi Revolucioni Kulturor në Kinë dhe gruaja e Mao Ce Dunit bënte ligjin, dënonte njerëz, fitonte miliona dhe po fitonte urrejtjen e popullit. Të gjithë thoshin që Mao Ce Duni nuk ishte mirë nga trutë dhe gjithë pushtetin e kishte gruaja. Kjo i tërboi njerëzit afër Maos dhe vendosën të bëjnë një gjest të fortë, për të treguar që Mao Ce Duni ishte shëndoshë e mirë dhe gruaja nuk kishte pushtet, por pushtetin e kishte ai vetë.
- Paska qenë i madh Mao Ce Duni, - i tha Sandri i çuditur. - Pa hë, hë, si vazhdon?
- Mao Ce Duni, pra, vendosi të kalonte lumin Jangce me not duke thyer një rekord të paparë. Ti e di që lumi Jangce është sa një det i gjerë. Dhe ashtu vendosi dhe çuditi gjithë botën.
- Po iu desh të bënte stërvitje? - pyeti Sandri.
- Jo Sandër, Mao nuk dinte not dhe nuk mësoi, derisa vdiq, por i futën tri kamerdare poshtë vetes me palombarë që e mbanin dhe kaloi lumin. Pas kësaj në Kinë ra miti që gruaja e Maos kishte pushtetin dhe u bindën se Mao Ce Duni ishte i fortë dhe nuk kishte vend për t’u gëzuar që t’i zinin vendin.
- Paska qenë i madh Mao, paska qenë i rrezikshëm.
- Po ç’të duhet kjo? - e pyeti Ramizi.
- Po ja, thashë ta bëja pak interesant këtë lajmin që doktori ka thyer rekordin në Dhërmi duke ndenjur dy orë e tri minuta në det dhe thashë ta lidhja me ndonjë udhëheqës tjetër për ta krahasuar.
- Me Mao Ce Dunin ngjan pak, - i tha Ramizi, - por ndryshimi është se këtij veç gruas i është hapur fjala që ia ka marrë pushtetin dhe vajza me djalin, kështu që i duhet të rrijë 12 orë në det t’ia kalojë Mao Ce Dunit.
- Jo mo ç’pushtet kanë ata k…, pushtetin e kam vetë, po thashë si ta bëj interesante këtë foton në Dhërmi.