Dhuna, koha per doren e shtetit

Dhuna qe po shihet rendom ne stadiumet shqiptare po vjen duke e rritur vazhdimisht nivelin e saj, aq sa tani duket e pamundur qe ajo te ndalohet vetem nga rregullat Disiplines Sportive te vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, ne baze te te cilave zhvillohen veprimtarite kombetare. Ato qe kane ndodhur kohet e fundit ne futbollin shqiptare i kane kaluar dukshem caqet e irritimit "normal" te tifozerise dhe thjesht denimi i klubit apo zyrtareve te caktuar me pezullime apo gjoba nuk mjafton per te parandaluar. Denimi i Flamurtarit nuk ndihmoi per te parandaluar incidente te pahijshme ne Peqin, ashtu si denimi i ketij te fundit nuk parandaloi incidentet ne Kruje, e keshtu me radhe, duke vazhduar ne Erseke dhe tashme ne Burrel. Komisioni i Disiplines pezullon rregullisht disa lojtare ne jave per akte dhune dhe, ne menyre vertet te habitshme, e njejta gje ndodh javen e ardhshme, e perseri javen tjeter. Po ashtu, per goditje te gjyqtareve e zyrtareve denohen jave pas jave kluve te ndryshem, aq sa natyrshem lind pyetja se cilin kane me te larte keta njerez, nivelin e maskarallekut apo te budallallekut. Per individe te caktuar, hyrja ne fushe dhe kryerja e vandalizmave tashme eshte bere po aq normale dhe e zakonshme sa vajtja ne stadium. Ne te tilla kushte e me te tille njerez qe nuk dine te respektojne jeten e tjetrit, ligjet sportive te Federates nuk pine me uje.
Veper penale
Ka ardhur koha qe te veprojne ligjet e shtetit, ndryshe stadiumet mund te cilesohen si vende shoqerisht te rrezikshme. Policia e Burrelit ka arrestuar pardje agresorin e Sulejman Memes ne Burrel, por gjithcka ka ndodhur pasi ai ka kryer aktin, i cili mund te kishte qene fatal. Policia e shtetit, e cila cdo jave po deshton gjithmone e me teper ne misionin e saj parandalues ne stadiume, nderhyn vetem pasi ka plasur grushti apo jane hedhur guret, atehere kur vetem fati dhe jo ligji e shpeton jeten e dikujt. Njerez si ai qe goditi Memen e kane goditur dhjetera te tjere me pare nuk duhet te hyjne ne stadium. Permendet rendom fakti qe ne Agli fusha dhe tifozet nuk ndahen nga gardhet e zakonshme. Por, ne vendin qe ka pasur probleme te medha me huliganizmin, thjesht hyrja ne fushe perben veper penale. Nuk ka rendesi nese hyn per ta goditur apo per ta perqafuar dike, po kalove "kufirin", i cili ka tabela paralajmeruese, shkon para gjyqtarit dhe atje merr denimin, i cili, ne baze te vepres, mund te jete gjobe ose burg, ose te dyja bashke, si dhe ndalimin per te hyre ne stadiume. Afermendsh qe nuk mund te jete federata ajo qe jep denime te tilla. Eshte gjykata qe vepron bazuar mbi ligje te qarte, i cili detyron problematiket qe ne diten dhe oren e ndeshjes te paraqiten ne polici e te qendrojne atje deri ne fundin e saj. Edhe ne Shqiperi ka ardhur momenti qe te veproje dora e nje ligji posacerisht per hajvanet e futbollit, packa se ne komisariatet e policise do te duhen stalla te tera per t'i mbajtur lidhur nen kontroll.
Dritan Ikonomi