Dhuna mbi Marubin, fytyra agresive dhe antikulturë e qeverisë Berisha

Ditën e djeshme kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga një debat i nxehtë për problemin e shkollës Marubi, ku opozita shqiptare e përbërë nga LSI dhe PS ka dalë mbi inatet personale në mbrojtje të investimit të bërë në këtë shkollë. Dhuna e policisë mbi shkollën Marubi duket se ka sensibilizuar përveç opinionit publik edhe opozitën shqiptare e cila ka kundërshtuar vendimin e fundit të qeverisë për të nxjerrë jashtë nga ambientet e Kinostudios këtë shkollë për ta zëvendësuar me ambientet e Top-Chanel.
Në debatin e zhvilluar në parlament deputetët opozitarë kanë akuzuar qeverinë shqiptare si qeveri talebane e cila nuk do kulturë por talebanizëm. Ndërkohë që mazhoranca është mbrojtur nënë pretendimin se shkolla Marubi ka uzurpuar mijëra metra kuadratë territore në kinostudio për të cilat nuk paguan qeranë që paguajnë bizneset e tjera të instaluara në ambiente e Kinostudios. Megjithëse mazhoranca është mbrojtur me pretendimin e mësipërm, opozita ka kërkuar nga kjo mazhorancë të respektojë më shumë kulturën dhe jo të përdorë dhunën për një shkollë siç është rasti Marubi. Tashmë rasti Marubi është një nga rastet flagrante të qeverisë shqiptare e cila në vend të interesimit për tu zhvilluar kultura shqiptare, është kthyer në armik të kësaj kulture. Qeveria shqiptare ka kohë që punon me dopjo standarde, ku nismat e saj Shqipëria një euro, janë përkthyer miqtë e Berishës mund të blejnë me një euro. Ndërkohë njerëzit që nuk shikohen me sy të mirë nga kryeministri Berisha duhet të paguajnë qera mbi objekte të cilat kanë qenë të atrofizuara, por që janë të rinovuara dhe kthyer në objekte me vlera në saj të punës së stafit të shkollës Marubi. Çështja e shkollës Marubi tashmë është kthyer në një bumerang për qeverinë shqiptare, e cila nëpërmjet dhunës së ushtruar ndaj Marubit po përçon defiçiencën kulturore dhe mangësinë e ekzigjencës në rastin e një nisme kulturore siç është edhe shkolla Marubi.
Braçe: Qeveria dhunon ambiente që përçojnë kulturë
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e qeverisë, për lirimin e ambienteve të Akademisë së filmit Marubi. Gjatë fjalës së tij në seancën e radhës të parlamentit, Braçe akuzoi qeverinë se zgjodhi dhunën ndaj një ambienti, i cili ofron dije dhe kulturë, duke theksuar se qeveria nuk komunikon, por përdor dhunën për të arritur qëllimet. Për komunitetin e dijes, artit dhe kulturës, dhuna është e barabartë me talebanizmin, theksoi Braçe.
Sipas tij, është bërë kohë që marrëdhënia e dhunshme e qeverisë ka rezultuar marrëdhënie ligjore e materializuar në institucione kushtetuese në konfrontin e qeverisë në kategoritë të ndryshme shoqërore dhe sociale. Një herë janë artistët, një herë janë studentët, një herë janë pedagogët, një herë ushtarakët, ish-punonjës të administratës publike, e kështu me radhë të gjithë komunitetet në nevojë në Shqipëri. Për secilin prej tyre, dhuna si mënyrë komunikim është e papranueshme, u shpreh deputeti Braçe. Sipas deputet Braçe, Qeveria territorin e artit, aq saç është bërë art në atë kohë, e ka shfrytëzuar në një territor tregtar prej vitesh në të cilin qeveria çdo ditë lançon marrëdhënie tregtare, të keqpërdorur qëllimisht. Braçe vijoi se janë marrëdhnëiet klienteliste në raport me operatorët ekonominë që janë vendosur aty, por edhe një marrëdhënie tipike e paligjshme në raport me të zotët e tokës, që po prapë ndodhen aty. Marrëdhëniet klienteliste, duke pasur parasysh çdo operatorë që ka vendosur aty aktivitetin e vet, pavarësisht çështjes. Deputeti socialist u shpreh se televizioni që lan pisllëkun e qeverisë, apo lavazh që lan makinat e pista të qeverisë janë vendosur po prapë aty me shumicë. Janë përzgjedhur qëllimisht nga ana e qeverisë me vendime të Këshillit të Ministrave selektivë operatorë, të cilët vendosen aty. Ka vendime qeverie që i vendosin operatorë aty për disa muaj dhe në raport me politikën editoriale të tyre sa herë që kryeministrit tonë i prishet humori nga ndonjë lajm që mund të filtrojë nëpër këto televizione pastaj detyron me policë ti largojë që andej. Braçe u ndal tek çështja e pronës, duke thënë se me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave tokës në Kinostudio i ka dalë zot familja Hysa, të cilës edhe pse me marrjen e vendimeve të shkallës së parë e të dytë nuk iu është njohur prona në Kinostudio, nuk marrin pronat e tyre. Përkundrazi, u shpreh Braçe nuk marrin as atë që ligji ju jep, ua ka dhënë të drejtën e pëlqimit për çdo marrëveshje tjetër qeraje, siç po firmosen njëra pas tjetrës në Kinostudio. Sipas Braçes, një pjesë e operatorëve klientë të qeverisë kanë filluar të ndërtojnë godina në tokën e pronarëve, pa leje ndërtimi, kanë rrafshuar godina të tjera publike, dhe pronarët rrinë dhe bëjnë sehir se nuk ka institucion që ti marrë në mbrojtje dhe nuk përfitojnë nga qiraja e këtyre objekteve. Ky është territori ekonomik e social. Deputeti Braçe kujtoi se pak ditë më parë ministri akuzoi për nxitje të frymës së paligjshmërisë në ndërtimin e objekteve pa leje. Kjo ishte arsyeja pse janë prishur ndërtime në Jalë, po në Kinostudio pse nuk prishen ndërtimet pa leje? Pse nuk prishen ndërtimet pa leje për ti dhënë të drejtën pronarëve të tokës që ia keni njohur po vetë?. Sipas deputetit Braçe, Qeveria ka gjetur mundësinë që të vendos aty edhe lavazhe makinash, por mediat e tjera në nevojë për ambiente për të përçuar kulturë nuk e gjejnë përkrahjen e qeverisë në vendime, për tu vendosur atje. Ndërsa, Qeveria ka një marrëdhënie të tillë për mediat e saj preferenciale ato që e lajnë nga pisllëku i përditshëm dhe nuk e ka për media të tjera. Ai ka sjell ndërmend rastin e gazetës Tema.
Meta: Qeveria përdori dhunën mbi shkollën Marubi
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në kuvend ka dënuar gjuhën e dhunës që është përdorur ndaj shkollës Marubi. Dua të dënoj gjuhën e dhunës, që u përdor ndaj shkollës Marubi dhe ndaj asaj pune të jashtëzakonshme, që ka bërë regjisori i njohur Kujtim Çashku dhe mendoj që, kjo gjuhë tregon edhe një herë tjetër se kjo është Qeveria e një arrogance, që nuk njeh limite dhe është një Qeveri që vetëm për integrimin nuk mund të krenohet, është shprehur kreu i LSI. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Meta ka shprehur shqetësimin lidhur me krizën ekonomike që ka prekur vendin dhe biznesin vendas. Dua të shpreh shqetësimin e thellë për krizën e thellë ekonomike që po përjeton vendi ynë e në përgjithësi bizneset shqiptare, sidomos ato biznese, të cilat kanë të bëjnë edhe me numrin më të madh të të punësuarve, është shprehur Meta. Ndër të tjera, ai ka theksuar rrezikun e falimentimit që i kanoset një sërë biznesesh si dhe daljen nga tregu i punës të dhjetëra mijëra qytetarëve, e sidomos të vajzave, grave dhe nënave që janë të punësuara. Sipas Metës kjo ndodh për arsye se Qeveria, nuk realizon sipas detyrimit ligjor, rimbursimin e TVSH-së, e cila shtyhet gjithnjë për në kalendat greke. Ndaj kreu i LSI-së i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë menjëherë, duke kërkuar nga Kryeministri dhe ministrin e Financave një vlerësim real i gjendjes ekonomike në vend dhe njëkohësisht, i masave dhe angazhimeve që merr Qeveria për të përballuar këtë krizë. Në këtë situatë krize, padyshim që rrezikojmë që të shohim me dhjetëra mijëra shqiptarë, e sidomos shqiptare, që punojnë në këtë sektor, i cili ka mbajtur një peshë të madhe të punësimit deri tani. Ndaj Qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë. Ata kanë bërë dhe disa kërkesa publike. Duhet të dialogojë me ta. Duhet të shikojë të gjitha mundësitë dhe lehtësirat fiskale, që mund ta shpëtojnë këtë industri dhe këtë rrjet biznesesh, që punësojnë me dhjetëra mijëra qytetarë, nga falimentimi. Përndryshe situata do të bëhet edhe më e rëndë dhe nga pikëpamja ekonomike, por sidomos nga ajo sociale. Dhe do të ishte e domosdoshme që këtu në Kuvend të diskutohej sa më shpejt, me Kryeministrin dhe ministrin e Financave një vlerësim real i gjendjes ekonomike në vend dhe njëkohësisht, i masave dhe angazhimeve që merr Qeveria aktuale për të përballuar këtë krizë, nga e cila po preken çdo ditë e më shumë pot