Rama familjes Simoni: Humbëm dëshmitarin e madh të krimeve të komunizmit
Kryetari i PS, Edi Rama ka shprehur ngushëllimin e tij për vdekjen e Imzot, Zef Simonit.
Në një mesazh ngushëllimi për familjen Simoni, kreu i PS, Edi Rama, shprehet se mori vesh me keqardhje lajmin për ndarjen nga jeta të Imzot, Zef Simonit. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në ceremonitë e nderimit të Imzot Zef Simonit, Edi Rama i përcolli Arqipeshkvisë së Shkodrës dhe gjithë besimtarëve katolikë një mesazh ngushëllimi: "Me Imzot Zef Simonin, ndahet nga bota jonë e vogël një tjetër dëshmitar i madh i krimeve të komunizmit, i cili ferrin e vuajti në tokë dhe nga dje prehet në qetësinë e botës së amshuar."