E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna mbi mediat

Nga Nga Renate Flottau

Nga Renate Flottau

Der Spiegel

Qëllimi është i qartë, mënyra e realizimit brutale: Me mjete të dyshimta kërkon qeveria shqiptare që të pengojë botimin e mëtejshëm të gazetës kritike, “Tema”. Por kryeredaktori i saj deklaron se nuk do nënshtrohen

Me metoda brutale, krejt të papritura, qeveria shqiptare po synon që të pengojë botimin e gazetës kritike “TemA”: Makinës së kryeredaktorit Mero Baze iu vu flaka në fund të dhjetorit, klientët që mund të sillnin reklama u paralajmëruan dhe që nga e enjtja, ndërtesa e redaksisë është rrethuar me policë të armatosur. Mero Baze arriti që të hyjë me forcë në zyrën e tij duke mos përfillur urdhrin e tyre gojor, ndërsa në godinë nuk u lejuan të hyjnë gjer vonë gazetarët. Ministri i brendshëm i referohej për këtë veprim një vendimi të kryeministrit Sali Berisha dhe prishjes së njëanshme të kontratës së qerasë 20 vjeccare për godinën e redaksisë. Berisha duhet të mësojë se përmes urrejtjes së egër nuk mund të nisë një beteje me median, betejë që nuk mund ta fitojë, tha Baze dhe lajmëroi se “TemA”, pavarësisht pengesave që po i hap qeveria, do vazhdojë të botohet. Gazetari ka mbështetur pa kushtet kryeministrin Berisha gjatë periudhës tetë vjeccare që ishte në opozitë, dhe pas fitores së tij, ishte një nga miqtë e afërt të shefit të qeverisë. Që kur ai pa kompromis nisi të botojë dhe skandale të qeverisë së re, simpatia u kthye në armiqësi. Kryeministri me një popullaritet në rënie, po sulmon publikisht me metodat e vjetrat, për të cilat gjatë mandatit të parë ai ishte i njohur dhe i famshëm: shtypja e medieve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›