E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve ne New Jork u bën thirrje autoriteve shqiptare të ndërpresin pë

Nga Zëri i Amerikës

CPJ u bën thirrje autoriteve shqiptare të ndërpresin përndjekjen e gazetës TemA

Zëri i Amerikës

09-01-2009

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bën thirrje autoriteve shqiptare të ndërpresin përndjekjen e gazetës TemA, të lejonë gazetarin Mero Baze të kthehet përsëri në ndërtesë, dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Nina Ognianova drejtuese e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore i tha sot Zërit të Amerikës, se mënyra si janë zhvilluar ngjarjet me gazetën TemA ngrejnë pikëpyetje serioze dhe kërkojnë hetime të hollësishme dhe transparente. Pothuajse menjëherë pasi zoti Baze filloi botimin e një seri artikujsh kritikë, në të cilët ngrinte akuza për korrupsion në qeverinë e Kryeministrit Berisha, Kryeministri i kërkoi atij të largohej nga mjediset e një ndërtese qeveritare që i ishte dhënë më parë me qera nga qeveria.

Një javë pas këtij urdhëri, zotit Baze i shpërthen makina, ngjarje për të cilën policia tha se ishte aksidentale dhe rezultat i një qarku të shkurtër në makinë, ndërsa tani policia ka hyrë në mjediset e gazetës, duke u përpjekur ta nxjerrë gazetarin jashtë. Këto ngjarje janë patjetër shqetësuese, thotë zonja Ognianova, dhe po pengojnë botimin e gazetës dhe rrjedhimisht po pengojnë përhapjen e informacionit në audiencën shqiptare.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, u bën thirrje autoriteve ta lejonë gazetarin të kthehet përsëri në ndërtesë, të ndërpresin përndjekjen e gazetës dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre. Në vend që autoritet të bëjnë gjithë këto përpjekje për të ndërprerë punën e gazetës, thekson Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ato duhet patjetër të hetojnë incidentin e shpërthimit të makinës së zotit Baze

http://www.voanews.com/albanian/2009-01-09-voa10.cfm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›