Edi Rama i rriti taksat pa pyetur krerët e minibashkive

Flet kryetarja e Njësisë Bashkiake nr. 5, Jeta Seitaj
Rritja galopante me 115 % e taksave për shërbimin e pastrim-gjelbërimit nga Bashkia e Tiranës, po rrënon si mosmëkeq ekonominë e brishtë të pjesës më të madhe të qytetarëve të kryeqytetit. Gjithashtu edhe biznesin e vogël dhe të mesëm, aq më tepër në këtë kohë delikate krize ekonomike. Vetë kryetarët e minibashkive të kryeqytetit, e kanë pranuar rritjen 2 fish të taksës vjetore që nga viti 2007 dhe janë shprehur se ky është një vendim i marrë nga Këshilli Bashkiak, i cili po rëndon tej mase si qytetarët e thjeshtë ashtu edhe biznesin. Kryetarja e Njësisë Bashkiake Nr. 5, Jeta Seitaj, e pyetur nga gazeta SOT për dyfishimin e taksave vendore, u shpreh se ky fenomen vjen nga një vendim i marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili që nga viti 2007 ka parashikuar të rrisë taksën për pastrim-gjelbërimin dhe taksat për biznesin me gati 30% në vit. Veç të tjerave Seitaj theksoi se detyra e minibashkive është vetëm të zbatojë ligjin dhe nuk mund të ndërhyjë në përmirësimin apo ndryshim e tij në favor apo jo të qytetarëve. Taksat janë rritur vit pas viti në bazë të vendimit të miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe roli i minibashkisë është vetëm ta zbatojë atë. Rritje ka pësuar taksa e pastrim-gjelbërimit, e cila po i rëndon qytetarët, duke pasur parasysh shtimin e blerjes së kartave të identitetit, gjithashtu edhe krizën e ekonomike, e cila ka një ndikim më të madh mbi biznesin në vend, u shpreh Seitaj për gazetën SOT. Ndërkaq, sipas Seitajt, në bazë të vendimit të vjetër të miratuar nga Këshilli Bashkiak, në vitin 2010 taksat për qytetarët e thjeshtë dhe për biznesin do të jenë akoma më të larta. Për sa i përket futjes së taksës së re, asaj të parkimit, Seitaj bëri të ditur se ajo do të hiqet së shpejti dhe qytetarët nuk do ta paguajnë këtë taksë. Së fundmi ajo theksoj se me gjithë dëshirën e mirë për të ulur taksat e miratuara për 2009, kjo mbetet vetën në vullnetin e Këshillit Bashkiak. Politikat e ndjekura nga bashkia në lidhje më rritjen e tarifave për banesën, gjelbërimin dhe pastrimin e qytetit, edhe për vitin 2009, po i rrjepin qytetarët. Ndërkaq, të shqetësuar nga ky fenomen i paligjshëm, nga ana e qytetarëve janë shfaqur reagime masive, duke e kundërshtuar me mjete demokratike këtë dyfishimin të taksave. Kështu deklaratat se taksa e pastrim-gjelbërimit nuk do të ngrihet por do të mbetet në kufijtë e mëparshëm, janë të pavërteta se në realitet, çdo familje e qytetit të Tiranës do të paguajë shifrën prej 4500 lekësh nga 2000 lekë që ishte në vitin 2007. Gjithashtu, është dyfishuar edhe taksa e pastrimit, e cila duhet detyrimisht të paguhet krahas asaj të gjelbërimit. Ndërkaq, nga kjo rritje e këtyre takave do të shkunden edhe xhepat e të pastrehëve, gjithashtu edhe ato familje që këtë vit do të bëjnë shpërnguljen nga rrethi i tyre për në Tiranë. Kështu edhe mënyra e lehtësuar që funksiononte më parë është zhdukur, ku qytetarët u jepej mundësia për ti paguar tarafit pastrim-gjelbërimit me 3 apo 2 këste. Këtë vit detyrimi i vendosur nga bashkia do të paguhet menjëherë nga qytetari, pa mënyra të tjera lehtësuese. E njëjta politikë është ndjekur edhe për biznesin, si në rritjen e taksave, gjithashtu edhe në mënyrën e shlyerjes së tyre. Kanë ndryshuar duke pësuar rritje gjithashtu edhe tarifat për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet shtetërore. Ndërkaq, tarifa për ushqimin në çerdhe, për vitin 2009 do të jetë rreth 200 lekë për qëndrimi për një ditë, nga 85 lekë që ishte në vitin 2007. I njëjti ritëm në rritjen e tarifave është ndjekur edhe për fëmijët që frekuentojnë kopshtin.
Rritja e taksave vjedh qytetarët
Me 2 apo trefishimin e taksave të pastrim-gjelbërimit që nga viti 2007, Bashkia e Tiranës po masakron ekonominë e qytetarëve. Abuzimi me rritjen e taksave qëndron në faktin se vlera e tarifës së vendosur për shërbimin që bashkia do tu ofrojë qytetarëve është disa herë më e madhe se cilësia e shërbimit. Kështu, çdo familje e kryeqytetit duhet të paguajë 4500 lekë për vitin 2009, ndonëse investimet për gjelbërimin e qytetit financohen nga donatorët e huaj.
************************************
Flasin qytetarët për rritjen e taksave
Fatime Selimi
Megjithëse i përkas komunitetit Rom, e kam shlyer tarifën e pastrim-gjelbërimit sepse isha e detyruar për të marrë certifikatë. Edhe nëse nuk do ti paguaja do të mi mbanin në ndihmën ekonomike më vonë. Para dy viteve, mbaj mend se kam paguar 3000 lekë, kurse këtë vit kam paguar rreth 10 000 lekë, pra disa fish më shumë. Edhe këtë vit konstatoj se të ardhurat ekonomike janë më të pakta se atëherë. Kështu, shteti pasurohet, ndërsa qytetarët varfërohen. Përpara se të kemi gjelbërim dhe pastrim të qytetit, në duam të ushqehemi. Taksa e gjelbërimit po rritet me nga 1 000 lekë çdo vit dhe mundësitë për ta paguar sa vijnë e ngushtohen.
Hyni Salihi
Më shumë më çudit fakti se mbi çbaza janë rritu taksat. Nëse nga viti 2007 është dyfishuar tarifa e gjelbërimit, atëherë cilësia dhe sasia e gjelbërimit duhet të jetë 2 herë më e lartë. Megjithatë, pavarësisht zhurmave dhe reagimeve nga qytetarët apo mediave, rritja e taksave është vendosur dhe tani vetëm mbetet koha për ti vjelë ato.
Është për të ardhur keq, që nuk po gjenden forca për ta kundërshtuar zbatimin e kësaj politike zhvatje për qytetarët.
Nadire Sula
Familja ime përbëhet nga 7 anëtarë. As unë, as im shoq nuk jemi të punësuar. Si mund ti përballojmë këto taksa kur vlera e tyre e kalon vlerën e të ardhurave tona mujore! Për ta paguar taksat e rritur kohët e fundit nga Bashkia e Tiranë, i bie që fëmijët e mi të mbeten pa bukë për një muaj. Kështu ndihmën ekonomike që marr nga Bashkia, nëse kjo e fundit do të ma mbajë për taksën e pastrim-gjelbërimi, duhet që ne si familje të rrimë një muaj pa ngrënë. Rritja është e papranueshme dhe shtypëse. Dua të shtoj, se unë kam paguar edhe taks banese, ndonëse nuk kam shtëpi në pronësinë time, pra bëj pjesë në kategorinë e të pastrehëve. Këto taksa janë të papërballueshme, jo vetëm për familjet e varfra që nuk kanë mundësi të paguajnë as gjysmën e kësaj vlere, por edhe për familjet mesatare.
Enver Sina
Jam tepër i shqetësuar për rritjen e paskrupullt të taksës së pastrim-gjelbërimit. Që nga viti 2007, kam konstatuar se tarifa për këtë taksë është dyfishuar. Megjithatë, kjo është politika që po diskriminon ekonominë tonë me anë të taksave, dhe nga ana tjetër nuk respektohet cilësia e shërbimeve, për të cilat paguhen këto taksa. Kështu standardet e shërbimit për pastrim-gjelbërimin, apo për kopshtet, nuk përputhen me rritjen e kostos së taksës. Unë kam shprehur edhe herë të tjera shqetësimin se me rritjen që po i bëhet vit mbas viti tarifës në fjalë, nuk kanë mundësi për ti paguar, sepse midis rritjes marramendëse të taksave, të ardhurave dhe shërbimit që ofrohet gjendet një hendek i madh. Jam pronari i një biznesi të vogël dhe gjysmën e viti duhet të punoj për taksat.