Mbyllen klinika dentare pa licence
Inspektoret sanitare te Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes vendosen mbylljen e 8 klinikave dentare private, per ushtrim te aktivitetit pa licencen perkatese. Kontrollet per licencimin dhe rilicencimin e klinikave dentare nisen ne muajin dhjetor 2008. Bazuar ne ligjin perkates, te gjithe personat fizike dhe juridike qe ushtrojne veprimtarine ne sherbimin shendetesor stomatologjik, ne rast te mospajisjes me licence per ushtrimin e aktivitetit, perballen me gjoben 50 mije leke dhe me nderprerje te veprimtarise, deri ne plotesimin e dokumentacionit sipas legjislacionit. Bazuar ne ligj, te gjithe personat, fizike dhe juridike, qe ushtrojne veprimtarine ne sherbimin shendetesor stomatologjik, kane detyrimin te licencohen prane autoriteteve te autorizuara. Mbikeqyrja ne sherbimin shendetesor stomatologjik kryhet nga Inspektorati Shendetesor Stomatologjik.