Merkel, fjalim historik në Kongres
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me këtë rast ka mbajtur një fjalim historik në Kongres. Para fjalës në Kongres, ajo është takuar edhe me Presidentin Obama, të cilit i ka shprehur mirënjohjen e popullit të saj për ndihmën që Amerika dha në shembjen e Murit të Berlinit, 20 vjet më parë dhe në ribashkimin e Gjermanive. Të hënën e ardhshme mbushen 20 vjet nga rënia e simbolit të ndarjes dhe Luftës së Ftohtë.
Gjatë fjalës së saj në Kongres, Merkel para ligjvënësve amerikanë kërkoi ndërgjegjësimin e tyre për arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me klimën dhe vendimin e rëndësishëm që duhet të merret në Kopenhagen në takimin e dhjetorit. "Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, si dhe vende të tjera në të gjithë botën, mendoj se më në fund po kuptojnë se përse është kaq e rëndësishme që të punojmë së bashku për të shmangur një katastrofë të mundshme për shkak të dëmit që i kemi shkaktuar natyrës", ka deklaruar Merkel. Është hera e dytë që pa Luftës së Dytë Botërore që një kancelar gjerman mban fjalim para Kongresit. Para Merkelit, një mundësi të tillë e pati kancelari gjerman i Konrad Adenauer në vitin 1957. Merkel ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin e vizitës së saj të parë zyrtare pas zgjedhjes në krye të vendit për një tjetër mandat drejtues. Merkel foli edhe për çështjet e krizës financiare globale. Ndër të tjera, ajo tha se "situata e rrënimit të tregjeve që për pak e çoi gjithë ekonominë në kolaps na dha një mësim të madh në lidhje me atë çka mund të na ndodhë në rast se mungon rendi dhe rregulli i gjërave. Një ekonomi e globalizuar ka nevojë për një rend, një kornizë rregullash. Pa to dhe mbi të gjitha pa transparencën aq të nevojshme, si dhe mbikëqyrjen ne nuk do të jemi më të lirë dhe madje do të rrezikojmë që të vëmë në rrezik gjithë stabilitetin".