Dhuna ndaj Bazes,lirohet truproja e Taçit

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ndaj truprojes së Rezart Taçit,Irgen Selfo i akuzuar se ka goditur gazetarin Mero Baze. Gjatë seancës së sotme kjo gjykatë ka vendosur që hetimet ndaj tij të kryen në gjendje të lirë. Në vendimin e saj gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitjeje", duke ndryshuar vendimin e mëparshëm "Arrest me burg".
Ndërkohë së bashku me Irgen Selfon për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze janë akuzuar edhe biznesmeni Rezart Taçi dhe badigardi i tij Bledar Lilo. Ndërkohë disa ditë më parë Gjykata e Apelit, ka lënë të lirë biznesmenin Rezart Taçi me masën "detyrim paraqitjeje" ndërsa për Bledar Lilon ka caktuar masën e sigurisë "Arrest shtëpie". Së bashku me punëdhënësin e tyre, Rezart Taçi, ata akuzohen për veprën penale të "Goditjes për shkak të detyrës, kryer në bashkëpunim".