Makina bie në lumin Vjosë, 1 i vdekur 2 të plagosur
PERMET- Aksident i rëndë në aksin Përmet-Carshovë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vjosë, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të tij dhe plagosjen e dy personave që udhëtonin me të. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 e 15 minuta në vendin e quajtur Petra.
Mjeti tip nissan me targa greke pasi ka dalë nga rruga, ka përfunduar në lumin Vjosë. Për pasojë drejtuesi i tij Vladimir Dashi ka humbur jetën, ndërkohë që janë plagosur rëndë dy pasagjerët Artan Vangjeli dhe Kudret Caushi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe dy të plagosurve nga makina, ndërsa kanë vijuar hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku të ketë qënë shpejtësia e mjetit.
(m.a/BalkanWeb)