“Kutitë” skadon afati, PS: Zgjidhja e vetme, zgjedhjet
TIRANE- Skadojnë 10 ditët e afatit që opozita i vuri kryeministrit dhe qeverisë së drejtuar prej tij për hapjen e kutive të 28 qershorit. Mesdita e 2 dhjetorit ka qenë dhe fundi i afatit që PS dhe partive që mbështesin idenë për transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme, i kanë vënë kryeministrit Berisha.
“Opozita kërkoi hapjen e kutive ku numërimi i votave është bërë keq dhe shumë keq, ata u përgjigjën me arrogancë dhe shurdhëri. Opozia kërkoi evidentimin dhe dënimin ligjor të shkeljeve flagrante të kodit zgjedhor, ata tregojnë përralla për afatin e mandateve që nuk na e dhanë ata por më shumë se gjysma e zgjedhësve shqiptarë. Opozita kërkoi zgjidhje të krizës së demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me dialog dhe mirëkuptim ndërsa kryeministri kërcënon me skemat dhe skenaret e krizës së vitit 1997 për shtypjen, sic thoshte ai me zjarr dhe hekur të protestave popullore, për ngrirjen e buzëqeshjes së opozitës, për shkuljen e dhëmbëve me gjithë nofulla e të tjera absurditete të nxjerra nga arkivi i ndryshkur stalinist” theksoi anëtari i kryesisë së PS, Namik Dokle.
Në deklaratën e saj pak pas mesditës Partia Socialiste deklarohet e vendosur për ti shkuar deri në fund cështjes, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Berisha se si përgjigje ndaj kërkesave ka përdorur rebelimin dhe kërcënimin.
“Ne i themi kryeministrit dhe mazhorancës së tij që për sa kohë ka mundësi reflektimi dhe arsyetimi të mbyllë poligonin enverist të luftës kundër opozitës. Gjuha e çoroditur dhe agresive as nuk e tremb dhe as nuk e shkurajon opozitën, përkundrazi i rrit edhe më shumë ëprgjegjësitë për fatet e vendit, i forcon vendosmërinë për të vazhduar protestat. Pa transparencë nuk ka zgjidhje por zgjedhje ” u shpreh Dokle.
Pritet që ditën e enjte kryetari i PS-së të diskutojë sërisht me deputetë të selisë rozë lidhur me strategjinë që do të ndiqet pas situatës së krijuar në vend. Ndërkohë ditën e shtunë në 5 dhjetor përfundon edhe afati që drejtuesit vendorë, përfaqësues të Partisë Socialiste i kanë vënë kryeministrit Berisha për tu shprehur për kërkesat e tyre. Nga ana e vendorëve priten gjithashtu protesta , të cilat sikundër deklarojnë vetë ata do të mbështeten edhe nga elektorati socialist.
(e.n/News24/BalkanWeb)