Aldo Bare kërkon lirimin nga burgu
TIRANE- Alfred Shkurti, i njohur ndryshe si Aldo Bare i kërkon gjykatës lirimin e tij nga burgu për tejkalim të të gjitha afateve ligjore.
Përfaqësuesi ligjor i Aldo Bares, depozitoi sot pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë ndaj klientit të tij. Kërkesa argumenton se kanë përfunduar të gjitha afatet ligjore të gjykimit dhe të paraburgimit.
Gjykata pritet që në seancën më të afërt të marrë në shqyrtim kërkesën e palës mbrojtëse të Bares. I arrestuar që në 2006 në Turqi, Aldo Bare i cili njihet si kapo i bandës së Lushnjës akuzohet për një seri veprash të rënda penale ku vecohet akuza për mbi 20 vrasje, krijimi i organizatës kriminale, rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, dhe kryerje të veprave të tjera penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Aldo Bare u ekstradua nga Turqia pak ditë më parë.
(m.a/News24/BalkanWeb)