Kosova, një model për shtetndërtim
Pothuajse dy vjet pasi shteti më i ri në botë shpalli pavarësinë, fuqitë e jashtme ende kanë kontroll të fuqishëm në
Kosovë rreth 14 mijë trupa të NATO-s ndodhen atje për të ruajtur paqen, një dekadë pas mbërritjes në këtë vend me qëllim që të mbronin kosovarët nga asgjësimi nga Serbia fqinje.
Me vetëm dy milionë banorë, numri i ushtarëve të huaj për banor është pothuaj sa dyfishi i numrit të ushtarëve në Afganistan.
Me një shkallë papunësie prej 45 për qind, shumica e njerëzve varen ekonomikisht nga të ardhurat nga emigracioni.
Kosova nuk ka kod telefonik ndërkombëtar, ndërsa numrat celularë janë huazuar nga Monako apo Sllovenia. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha problemet, Kosova citohet nga shumë diplomatë si model i besueshëm i ndërtimit të shtetit, sidomos në kohën kur po zhvillohet debati rreth Afganistanit, se përpjekja e vendosur e të huajve mund të ndihmojë ndërtimin e shtetit nga hiri.
Pas shumë viteve të konfliktit etnik, siguria dhe stabiliteti po lëshojnë rrënjë. Parashikimet se pavarësia do të çonte në vrasje hakmarrëse të shumicës shqiptare kundër pakicës serbe, dolën si të tejfryra.
Në fillim të vitit që vjen, NATO-ja pritet ta zvogëlojë forcën e saj me një të tretën. Iv de Kermabon, kreu i misionit civil të Bashkimit Evropian dhe ish-komandant i NATO-s në Kosovë, thotë se përmirësimet vijnë ngadalë, por në mënyrë të sigurt.
“Kur jeni në terren, ke ndjesinë se asgjë nuk ecën përpara”, - thotë Kermabon. “Por. kur ktheheni pas dy apo tre vjetësh, habitesh me progresin”, - thotë ish-gjenerali francez në pension.
Shumë pak njerëz në Kosovë parashikojnë se rruga për të ecur përpara është e lehtë.
Në intervistat, diplomatët e huaj, zyrtarët e qeverisë dhe kosovarët e thjeshtë janë dakord se do të duhen vite, në mos dekada, që Kosova të mbahet në këmbët e saj.
Madje dhe tani, një holandez e ka pothuaj pushtetin absolut për t’i bllokuar vendimet e Qeverisë së Kosovës. Rreth 3 mijë pjesëtarët e forcës së sigurisë të dërguar nga Bashkimi Evropian, janë shpërndarë nëpër polici dhe gjykata. Ndërkohë, shumë kosovarë besojnë se ambasada e Shteteve të Bashkuara i dikton punët e vendit nga prapaskena.
Por, vinçat e ndërtimit “mbijnë” në të gjitha anët e horizontit të Prishtinës, që është në kulmin e ndërtimit falë ndihmës së huaj.
Një shenjë tjetër shpresëdhënëse - Kosova i mbajti zgjedhjet e para lokale, të cilat kaluan kryesisht qetë dhe pa akuza të mëdha për manipulime. Vëzhguesit e huaj, madje u inkurajuan nga dalja e serbëve në zgjedhje, të cilët e injoruan thirrjen për bojkot nga Qeveria serbe në Beograd. “Zgjedhjet këtu tani konsiderohen si një ngjarje normale”, - thotë Verena Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Një diplomat perëndimor thotë se Kosova përfiton nga fakti se pak a shumë është e harruar.
“Shtetndërtimit thjesht i duhet kohë. Ky është proces i ngadalshëm dhe i dhimbshëm”, - thotë diplomati, në kushte anonimiteti. “Ne nuk kemi dyshime për pavarësinë tonë. Por, njerëzit janë të shqetësuar për atë ku jemi sot dhe si qeverisim veten”, - thotë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, lider i AAK-së.
Vetëm 63 shtete, rreth një e treta e Kombeve të Bashkuara, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Megjithëse Kosova i ka varur shpresat në anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian, pesë vende të bllokut tregtar; Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja, kanë refuzuar të vendosin marrëdhënie diplomatike, nga frika se do t’u jepnin shtysë aspiratave separatiste të pakicave në vendet e tyre.
Përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Piter Feith, thotë se puna e tij me siguri do të mbetet e nevojshme edhe për dy apo tre vjet tjerë. Ai thotë se politikanët e zgjedhur të Kosovës kanë shumë për të mësuar. “Udhëheqësit nuk kanë përvojë dhe nuk kanë shumë vizion afatgjatë”, - thotë Feith. Kosovarët janë të vetëdijshëm për të metat e tyre dhe thonë se duhet të mbështeten më shumë tek vetvetja. Por, gjithnjë e më shumë po e drejtojnë gishtin kah të huajt, për të cilët thonë se nuk duan të bartin pushtetin.
“Nuk ka demokraci me burokraci sunduese ndërkombëtare”, - thotë Albin Kurti, lider i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. “Nëse Evropa vërtet dëshironte të na zhvillojë, ata do të sillnin zhvillim ekonomik, e jo ushtarë”, - thotë ai.
(GSH/BalkanWeb)