E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Ligj të ri për minierat dhe koncesionet

Ministri i Ekonomisë urdhëroi dje ngritjen e grupit të punës për të përgatitur një ligj të ri për minierat dhe koncesionet. Lajmin e konfirmoi këshilltarja e ministrit, Matilda Merxhani, gjatë një interviste në tv. Sipas saj, "Ky grup pune i kryesuar nga zv.ministri Leonard Beqiri, do të përgatisë projekt aktet e nevojshme për ligjin e koncesioneve dhe atë minerar", theksoi Merxhani. Ajo foli edhe për rritjen e çmimit të dritave, duke sqaruar se, "ERE ka në dorë për rritjen apo jo të tarifave dhe se pavarësia e saj varet nga Kuvendi, jo nga ministria. Megjithatë, nëse do të ketë një rritje të energjisë, qeveria ka planifikuar një fond për shtresat në nevojë". Duke folur për planin e ministrit Prifti, që parashikon konferencë çdo javë, Merxhani shtoi se, "METE do të hapë një rubrikë në web pikërisht për transparencë, ku media dhe qytetarët mund të dërgojnë pyetje për ministrin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›