E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet për vjedhje banda e femrave

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një grup vajzash të akuzuara për  vjedhjen e një biznesmeni në kryeqytet.

Gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini bëri me dije ndalimin e tre vajzave, të akuzuara për vjedhjen e një shume prej 150 milionë lekësh.

Sipas saj, vajzat të moshës 18-19 vjec  i kanë shpenzuar paratë duke arreduar dy dyqane parukerish dhe duke dhënë hua në formë borxhi të njohurve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë, po ashtu parukeritë në rrugën Hoxha Tahsim dhe një apartament.

Mbi të ndaluarat rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim dhe pastrim të produktit të veprës penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›