Afganistan, vriten 4 ushtarë të ISAF
Tre ushtarë të Forcave Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë (ISAF), e cila është nën komandën e NATO-s, kanë mbetur të vdekur sot në Afganistanin qendror si pasojë e shpërthimit të një bombe, ndërsa një tjetër është vrarë në jug të vendit.
Lajmin e konfirmojnë burime të ISAF në Afganistan.
Ngjarjet e sotme e çojnë në 6 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë në Afganistan gjatë ditëve të para të vitit 2012.