E Diel, 1 Nëntor 2026

1 mijë euro gjobë nëse mban flamurin shqiptar

Mali i Zi, vend i cili tashmë ka marrë statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe pret hapjen e negociatave për anëtarësim ka miratuar një vend që ndalon mbajtjen e flamurit shqiptar.

Çdo person që përdor pa një leje të posaçme flamurin kuqezi atëherë rrezikon të gjobitet deri në 1000 euro.

Vendimi pritet të kaloi në parlamentin e Malit të Zi por ende nuk ka një reagim të ndërkombëtarëve nëse kjo shkel apo jo të drejtat e minoritetit pasi ligji nuk ndalon vetëm përdorimin e flamurit shqiptar por çdo flamur të shteteve të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›