Dhuna ne Kishen e Shen Ndout, gjykata liron vellezerit Vlashi
Kurbin- Gjykata e Kurbinit liron vellezerit Astrit e Ylli Vlashi, qe akuzohen per prishjen e meshes ne Kishen e Shen Ndout dhe kanosjen e priftit Mikel Pellumbaj. Niperit e kryebashkiakut te Lacit, Luigj Isufaj, jane paraqitur dje ne masen e sigurise, ndersa ka qene prokurori i ceshtjes, qe megjithese fillimisht ngriti dy akuza, dje kerkoi lirimin e tyre dhe zbutjen e mases ne "detyrim paraqitje". Menjehere ka reaguar prifti Mikel Pellumbaj, i cili e cilesoi vendimin te padrejte. Para trupit gjykues dy vellezerit Vlashi kane pranuar incidentin e ndodhur ne kishen e Shen Ndout dhe jane shprehur te penduar, duke pretenduar se shkak ishte konflikti per pronesi. Prokurori Tom Deda deklaroi se dy te rinjte duhet te procedohen per kundravajtje penale. Ky vendim i marre i eshte komunikuar me pas Pellumbajt nga vete prokurori, me argumentin se nuk kishte prova te mjaftueshme per t'i mbajtur ne qeli te dyshuarit. "Ky vendim tregon edhe nje here se keto organe drejtesie jane peng i pushtetit vendor ne Kurbin, por ne nuk do reshtim se kerkuari drejtesi dhe do ankohemi ne perfaqesite diplomatike", tha prifti Pellumbaj.
A.Bushi
A.Bushi