Zbulohen 24 predha, ne kanalin e ujerave te zeza
Kruje- Nje arsenal i vertete municionesh luftarake jane zbuluar ne rrugen e vjeter Thumane-Ishem. Policia e Durresit njoftoi dje, se jane gjetur 24 predha aktive qe dyshohet se jane braktisur gjate diteve te fundit dhe qe i perkasin municionit te grabitur nga depot ne vitin 1997. Nga keto, 3 cope jane me kaliber 152 mm, 10 me kaliber 122 mm, si dhe 11 predha 100 mm. Zbulimi eshte bere pas nje telefonate anonime ne sallen operative, qe mendohet se eshte bere nga vete personi qe i ka braktisur. Ne vendngjarje ka shkuar edhe nje njesi antieksplozivi qe ka derguar predhat menjehere drejt Tiranes, per asgjesimin e tyre nen masa te rrepta sigurie.
Operacioni per gjetjen e tyre ka zgjatur disa ore dhe ka perfunduar mengjesin e dites se djeshme. Burime policore thane se predhat ishin ne gjendje shume te mire, megjithese ishin hedhur nje e nga nje ne kanalin e ujerave te zeza te Thumanes. Nje grup hetimor mori ne dore ceshtjen per te zbuluar autoret e mundshem qe dyshohet se jane pikerisht nga zona ku dhe u gjeten sasite e municionit.
E. Arapi