I ngacmonte kusheriren, theri shokun
Mallakaster- E fton qe te luajne domino se bashku ne lokalin e fshatit, dhe me pas e ther me thike. Dy bashkefshatare jane grindur oret e vona te mbremjes se enjte dhe shkak eshte bere, ngacmimi i kusherires se autorit nga i demtuari, qe perfundoi i plagosur ne spitalin e Fierit. Burime zyrtare bene me dije se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Crrile te komunes Fratar, ndersa autori i dyshuar, Drini Zylali, 24-vjec, ka mundur te arratiset pa rene ne duart e policise. Mjeket thane se i plagosuri Fatos Salca 23-vjec, ka marre plage ne pjesen e kraharorit, me mjete te mprehta.
Rreth ores 19:00 te mbremjes, Drini ka ftuar ne nje lokal te fshatit bashkefshatarin e vet per te luajtur domino. Ne loje e siper, Drini i ka kerkuar Fatosit qe te hiqte dore dhe te mos e ngacmonte me kusheriren e tij, por ky i fundit ka mohuar nje gje te tille. Kur ka pare se shoku po e kundershtonte, per nje fakt qe ia kishte rrefyer vete kusherira, Zylali nuk ka duruar dot me dhe eshte ngritur ne kembe duke nxjerre nga brezi nje thike. E ka goditur ne befasi shokun e tij, vetem nje here ne kraharor dhe eshte larguar nga fshati. Te pranishmit i kane ardhur ne ndihme te plagosurit, duke e derguar brenda pak minutash me makine per ne spitalin rajonal te Fierit. Ne te njejten kohe eshte vene ne dijeni edhe komisariati qe ka nisur nje grup hetimor ne fshatin Crrile.
Burime policore thane se pas kryerjes se krimit 24 vjecari Zylali, eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke ikur ne drejtim te paditur. Forca te shumta jane vene ne kerkim te tij, por ende nuk kane arritur te bejne te mundur arrestimin. I plagosuri Fatos Salca, gjendet ne raportin e Kirurgjise dhe sipas mjekeve ka kaluar rrezikun per jeten pasi iu nenshtruar operacionit. Grupi hetimor ka marre ne pyetje 23-vjecarin, i cili ka rrefyer edhe ngjarjen e ndodhur. Salca ka treguar se i dyshuari Zylali, njekohesisht shoku i tij e kishte akuzuar per ngacmimin e kusherires. Por ndersa ia ka mohuar kete gje nen kercenimin per jeten 24-vjecari e ka goditur nje here, me thiken qe mbante te fshehur poshte xhupit.
Xhemil Beharaj