E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija i perdhunuar, pa asistence psikologjike

I mituri F. H., qe u perdhunua nga fqinji, i cili ishte njeherazi edhe i afert i tij, Ledian Halili, 18 vjec, eshte larguar nga ambientet e Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane. Eshte e cuditshme qe sapo permend emrin dhe rastin e vogelushit fatkeq 3-vjecar, bluzat e bardha ngrene supet ne shenje padije. Per me teper, tre psikologet ne spitalin e femijeve, theksojne se nuk kane njohuri ne lidhje me perdhunimin qe e kane degjuar rastesisht nga mediet, e aq me teper qe femija nga Dibra, ka marre mjekim ne QSUT. Kete e pohoi per gazeten psikologja ne pavijonin e hematologjise Jolka Nathanaili, sipas se ciles askush nuk i kishte lajmeruar per ngjarjen. E pyetur per me teper detaje, drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kuli, sqaroi se ceshtja ne fjale kaloi disi ne heshtje nga bluzat e bardha, per shkak se rasti i te miturit ishte marre persiper nga Mjekesia Ligjore. Megjithate, mbetet i paqarte fakti se perse te miturit dhe familjareve te tij, nuk u eshte ofruar asistenca psikologjike, ndersa merrnin sherbimin spitalor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›