Lezhë, sherr banal, plagoset me çifte 19-vjeçari

Një konflkit i çastit ka çuar në plagosjen me armë zjarri të një personi në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Troshan, ku shtetasi Gjergj Begaj, 20 vjeç është qëlluar me çifte nga shtetasi Kristian Deda, 19 vjeç , duke mbetur i plagosur pas një debati të castit. Ndërkohë Begaj është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme shëndetësore. Gjithashtu forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit si autor i krimit, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.