Jepen 7.5 milionë euro kredi për spitalin “Shefqet Ndroqi”
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjen e kredisë prej rreth 7.5 milion euro me Unikredit Bank Austria. Kjo kredi do të përdoret për përmirësimin e pajisjeve mjekësore për spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i specializuar për sëmundjet e mushkërive, zemrës dhe atyre të brendshme. Zbatimi i këtij projekti është parashikuar që të realizohet brenda një periudhë prej 18 muajsh. Ministri i financave, Ridvan Bode ka theksuar se financimi i bankës Unikredit Austria i bashkëlidhet një financim prej 300 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009