E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Biznesmeni u vra per nje borxh

Arsyeja e vrasjes se shtetasit Arben Biteni, 45 vjec dhe i njohur ne qytetin e Shkodres, si ndertues eshte nje borxh prej 500 mije lekesh qe ai i kishte autorit te vrasjes Afrim Rraboshta.

Ky eshte varanti i policise se Shkodres pas marrjes ne pyetje te autorit te ngjarjes. Afrim Rraboshta eshte arrestuar disa ore pas ngjarjes se ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Shkodres.

Viktima eshte gjetur me 2 plumba ne koke brenda ne automjetin e tij ne aksin rrugor Shkoder-Barbellush. Policia e Shkodres identifikoi menjehere autorin dhe nisin ndjekjen e tij duke bere te mundur edhe arrestimin.

Ndersa mengjesin e sotem nje vrasje e dyte ndodhi ne qytetin e Shkodres. Shtetasi Agim Tahira eshte qelluar per vdekje ne lagjen "Iliria".

Autori i vrasjes Abdullah Dura eshte arrestuar menjehere ne flagrance nga policia. Sipas policise ngjarja ndodhi pas nje sherri banal mes dy personave te cilet njiheshin prej kohesh.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›