E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne familje, denoncohen 617 raste nga grate

Ministria e Punes nenshkroi dje marreveshjen e bashkepunimit "Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare", me Ministrine e Drejtesise, te Brendshme, te Arsimit dhe ate te Shendetesise. Kjo marreveshje ka si qellim angazhimin e dikastereve te mesiperme dhe bashkerendimin e perpjekjeve per zbatimin e ligjit, me qellim jo thjesht identifikimin, por parandalimin dhe reduktimin e dhunes ne familje, ne te gjitha format qe ajo shfaqet. Sipas ministrit te Punes, Anastas Duro, nenshkrimi i marreveshjes i hap rruge ngritjes se nje institucioni koordinues dhe realizohet nisur nga detyrimet qe dalin nga konkluzionet e Raport-Progresit me te fundit te Bashkimit Evropian. Kjo Marreveshje i ve institucionet tona para pergjegjesise institucionale qe, parandalimi i dhunes te realizohet me ane te masave ligjore. Ligji ngarkon me detyra te gjitha strukturat dhe instancat e tjera dhe Marreveshja e i qarteson me mire detyrimet institucionale te cdo ministrie, te cilave u del per detyre jo vetem t'i njohin keto detyrime, por edhe t'i zbatojne, ne bashkepunim te ngushte me njera-tjetren. Roli i cdo institucioni, tashme, nuk eshte thjesht evidentues, por edhe hartues dhe zbatues masash konkrete qe ndikojne ne parandalimin e dhunes ne familje. Ligji "Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare" ka hyre ne fuqi ne 1 Qershor te vitit te kaluar dhe plotesimi me akte nenligjore dhe institucionalizimi i bashkeveprimit te strukturave pergjegjese do ta bejne me efektiv zbatimin e tij. Gjate nentemujorit te pare te ketij viti, numri i rasteve te denoncuara per ushtrim dhune ne mjediset familjare arrin ne 612, ku dominojne rastet e dhunes mes bashkeshorteve.

Denoncimet

Sipas pjesemarresve ne takim, qe me hyrjen ne fuqi te Ligjit, numri i rasteve te denoncuara per ushtrim dhune ne ambientet familjare eshte rritur, kjo si pasoje e rritjes se ndergjegjesimit te viktimave, por sigurise qe ata kane per mbrojtjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›