E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masteri i nivelit II zgjat 1 vit

Studentet qe jane diplomuar para vitit 2008, pra me sistem ndryshe nga i Bolonjes nuk do te ndjehen inferiore ne vleresimin qe u behet menyres se si kane studiuar ata. Perkundrazi, specialistet e arsimit te larte jane te mendimit qe ata duhet te bejne direkt doktoraturen, pa kaluar na faza te tjera sic eshte masteri. Megjithate, kjo eshte cilesuar paksa "e tepruar" nga te tjere, te cilet kane hedhur idene qe masteri te behet, porse te rishihet kohezgjatja e tij. Keshtu, sipas specialisteve, do te ishte mire qe masteri i nivelit te dyte, per studentet qe jane diplomuar sipas sistemit te vjet, te zgjase vetem nje vit. Kjo, per shkak se studentet e meparshem, kane kryer me shume lende sesa kryejne studnetet aktuale per te njejtin program studimi. Shume lende studentet qe jane diplomuar para vitit 2008, i kane kryer ne kohezgjatjen normale te shkolles se larte, maje edhe ato qe sot kryhen ne 2-vjecar, pra ne ciklin e dyte te studimeve. Megjithate, gjithcka pritet qe te qartesohet ne nje vendim te posacem te Keshillit te Ministrave, i cili pritet te dale gjate muajit te ardhshem. Me kete rast, studentet qe duan te kryejne master te nivelit te dyte do te mund te mesojne se sa vite akademike do te zgjase masteri, sa do te jete tarifa, sa studente do te pranohen, si edhe kriteret e pranimit. Pak dite me pare, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj tha se i ka derguar propozimet ne Keshillin e Ministrave qe ne muajin korrik, e megjithate, ende nuk eshte vendosur asgje. Sa i perket kuotave, Rrokaj deklaroi se jane propozuar 100 te tilla. "Nga keto, 70 do te jene per studentet qe e kane mbaruar shkollen e larte ne Universitetin e Tiranes, ndersa 30, per ata qe e kane mbaruar ne universitete te tjera", tha Rrokaj. Sa u perket kritereve, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise thote se nese kerkesat jane me te medha se oferta, (kuotat e miratuara), atehere pranimi do te behet me kritere. Megjithate, burime nga rektorati i Universitetit te Tiranes shprehen se pa mbaruar pro1cesi i pranimit te studenteve me kohe te plote ne ciklin e pare si dhe te studimeve part-time, nuk ka gjasa qe te fillojne studimet per diplomen e nivelit te dyte.

L. Ndoka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›