E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna në familje, rriten denoncimet në polici

Drejtoria e Policisë së Tiranës bëri të ditur sot se janë plotësuar gjithsej 352 kërkesë padi, të cilat i janë dërguar Gjykatës.

Ligji në fjalë parasheh parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore si dhe garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

 “Për vitin 2011, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë synon, rritjen e treguesve të performancës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e qarkut, në vazhdimin e punës për parandalimin dhe zbulimin e krimeve, në përsosjen e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me komunitetin duke e konsideruar veten një shërbim të rëndësishëm publik në dobi të të gjithë shoqërisë”, theksohet në deklaratë.  

                                                                                             2011-01-14 11:22
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›